Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e saj për zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i LS-së, Zlatan Elek, e ka quajtur politik vendimin e KQZ-së për moscertifikim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Regjimi i Albin Kurtit dëshiron të pengojë pjesëmarrjen e Listës Serbe, kështu që t’ua ndalojë të drejtën serbëve për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre”, ka thënë ai në konferencë për media.
Derisa e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KQZ-së, Elek ka thënë se vendimi është edhe antidemokratik.
KQZ-ja edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kishte ceritifikuar Listën Serbe. Por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte urdhëruar KQZ-në ta certifikonte partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Pavarësisht ankesës së LVV-së në Gjykatën Supreme, Lista Serbe kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.