Në ndeshjen e parë të Grupit F të këtij edicioni të “FIBA Europe Cup”, kampionia e Kosovës, Trepça, pësoi humbje në udhëtim te PAOK-u grek me 11 pikë dallim, 85:74.
Të mërkurën mbrëma pësoi tjetër humbje në Mitrovicë.
Ndeshja e dytë e grupit, e zhvilluar në palestrën “Minatori”, u mbyll me 14 pikë dallim në të mirë të skuadrës gjermane, Braunshcweig, që fitoi me rezultatin 84:70.
Për Braunschweigun ishte fitorja e dytë, pas triumfit ndaj Anwilit polak.
Mitrovicasit vetëm në periudhën e parë ishin më të mirë. Çereku i parë u mbyll 18:14. Më pas, mysafirët fituan 20:14 për të shkuar në pushim me dy pikë epërsi, 34:32. Çereku i tretë ishte i barabartë, 24:24, ndërsa në dhjetë minutat e fundit, Braunschweigu fitoi 26:14 për fitoren bindëse.
Adnan Arslanagiq i kishte statistikat më të mira te Trepça me 20 pikë, tetë asistime e tri kërcime. Edhe Chad Brown pati lojë të mirë me 16 pikë, pesë kërcime e një top të vjedhur. Drilon Hajrizi e Mustapha Amzil shënuan nga 13 pikë. Por, kontributi i tyre nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.
Barra Nije ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë, shtatë kërcime, pesë asistime e dy topa të vjedhur.
18 pikë i shënoi Luka Scuka, kurse Grant Sherfield ndihmoi në fitore me 21 pikë e katër asistime.
Trepça ndeshje e radhës e luan në shtëpi sërish më 29 tetor. E pret Anwilin.
Braunschweigu luan ndaj PAOK-ut.