Qyteti bullgar, Samokov, është zgjedhur për të organizuar turnetë kualifikues në Ligën e Kampionëve në basketboll.
Në Samokov është ndërtuar arena e re, “Samelyon Arena”, ku edhe do të luhen të gjitha ndeshjet kualifikuese. Faza kualifikuese e Championsit zhvillohet prej 19 deri më 25 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëra prej skuadrave pjesëmarrëse është kampionia e Kosovës, Trepça.
Skuadra mitrovicase në çerekfinale të turneut kualifikues luan me Den Boschin e Holandës. Nëse e kalon këtë skuadër, përballet me Bakken Bears nga Danimarka apo Kutaisin e Gjeorgjisë. Për avancim historik në fazën grupore të Championsit, Trepçës i duhen tri fitore në Samokov.
Rreth pesë orë larg Mitrovicës, Trepça pritet të ketë goxha përkrahje edhe në qytetin bullgar. Ndeshja e ekipit mitrovicas me Den Boschin është më 22 shtator.