Trepça ka luajtur ndeshje të fortë, por megjithatë është eliminuar nga Liga e Kampionëve në basketboll.
Të premten në Antalya të Turqisë, Trepça u mposht nga Nymburku çek në gjysmëfinale të fazës kualifikuese. Skuadra çeke kaloi në finale të fazës kualifikuese me fitoren 84:78.
Numburku deri më tani është paraqitur rregullisht në stinorin e rregullt të Championsit, ndërsa për herë të parë ishte në kualifikime. Është favorit i madh i turneut të dytë kualifikues.
Trepça megjithatë ka luftuar deri në fund me skuadrën që dominon plotësisht basketbollin në Çeki.
Ndeshja ishte e hapur deri në aksionet e fundit.
Edhe
Te kampioni i Çekisë vlerësojnë Trepçën
Çerekun e parë Nymburku e fitoi 20:17, ndërsa çereku i dytë përfundoi 20:18 në të mirë të skuadrës çeke. Kështu dallimi pas pjesës së parë ishte pesë pikë.
Edhe çereku i tretë u fitua nga Nymburku, 21:19.
Në fakt në pjesën e dytë Trepça ishte vazhdimisht në kërkim të barazimit, që megjithatë nuk e arriti.
Samuel Hunter ishte më i miri te Trepça me 28 pikë e gjashtë kërcime. Dardan Kapiti i kishte 12 pikë e tetë kërcime, ndërsa Malik Johnson e përfundoi ndeshjen me 15 pikë e 11 asistime.
Trepça në çerekfinale e eliminoi kampionin qipriot, Keravnosin. U bë skuadra e parë kosovare që kaloi kundërshtar në kualifikimet e Championsit.
Tani kampionia kosovare vazhdon garimin në fazën grupore të FIBA Europe Cup, që është nivel më i ulët.
Trepça po mbahet me kampionin çek, 5 pikë prapa në pjesën e parë
Trepça po luan ndeshje thuajse të barabartë me ERA Numburk në gjysmëfinale të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Edhe
Trepça bën emër në Champions, tani kërkon suksesin në FIBA Europe Cup
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 40:35 për kampionin çek, që vlerësohej favorit i madh. Ndeshja po zhvillohet në Turqi.
Samuel Hunter i ka shënaur 14 pikë për Trepçën, ndërsa Malik Johnson e Dardan Kapiti nga tetë. Kapiti i ka edhe pesë kërcime.