Tinejxheri i gjatë 2.36 centimetra ka hyrë në histori.
Ai është bërë basketbollisti më i gjatë që shënoi pikë në basketbollin e kolegjeve në SHBA.
Olivier Rioux i skuadrës Florida Gators bëri ngulitje të mërkurën në fitoren ndaj Saint Francisit, 102:61.
19-vjeçari kanadez është bërë lojtari më i gjatë që ka luajtur në ndeshjet e kolegjeve, ndërsa debutoi në muajin e kaluar.
Ai ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinnes në vitin 2021. Në atë kohë kishte gjatësi prej 2.26 centimetrave.
Për të ishte ngulitja e parë, ndërsa qendra shtatlartë shënoi pikë edhe nga gjuajtja e lirë ndaj Merrimackut, më 21 nëntor.
Artikuj të ngjashëm
-
Debutimi i basketbollistit prej 2.36 centimetrash, pa e prekur topin
-
13 pikë të gjigantes prej 223 centimetra në ndeshjen e Botërorit
-
Gjigantja prej 223 centimetra luan kundër basketbollisteve amerikane
-
Supertalenti i radhës – 18-vjeçari i gjatë 2.29 metra dëshiron të luajë në NBA
-
Kush është portieri më i gjatë në histori të Kupës së Botës?