Olivier Rioux debutoi për skuadrën Florida Gators dhe e theu rekordin si basketbollisti më i gjatë në ligën e kolegjeve në Kanada.
Rioux, i gjatë 2.36 centimetra, debutoi në fitoren ndaj North Florida, 104:64. Ai u bë basketbollisti me i gjatë që ka luajtur në këtë nivel.
“ESPN” raportoi se kur u fut në lojë, e gjithë palestra e ka thirrur emrin e Rioux.
Megjithatë, paraqitja e gjigantit 19-vjeçar nuk u vlerësua lart. Ai ishte i pranishëm në parket për dy minuta, por nuk e preku fare topin.
Kanadezi është pesë centimetra më i gjatë se ish-basketbollistët e NBA-së, Gheorghe Muresan dhe Manute Bol, dhe 7.5 centimetra më i gjatë sesa qendrat Yao Ming, Tack Fall dhe Shawn Bradley.
Artikuj të ngjashëm
-
Tinejxheri më i gjatë shkruan histori në basketboll
-
13 pikë të gjigantes prej 223 centimetra në ndeshjen e Botërorit
-
Gjigantja prej 223 centimetra luan kundër basketbollisteve amerikane
-
Supertalenti i radhës – 18-vjeçari i gjatë 2.29 metra dëshiron të luajë në NBA
-
Kush është portieri më i gjatë në histori të Kupës së Botës?