Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kush është portieri më i gjatë në histori të Kupës së Botës?

Florian Wiegele

Kupa e Botës do të jetë më e madhe se kurrë më parë, por jo vetëm për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

48 ekipe përfaqësuese të futbollit do të marrin pjesën në Botërorin që nis të enjten. 

Me 205 centimetra, portieri i Austrisë, Florian Wiegele, do të bëhet lojtari më i gjatë në historinë e Kupës së Botës.

Wiegele luan për Viktoria Plzenin e Çekisë. Ai debutoi në mars për Austrinë. Në fitoren 5:1 kundër Ganës në miqësore, ai hyri në fushë si zëvendësues i portierit të parë.

Wiegele është portieri rezervë i Austrisë në Botëror.

Edhe Unai Simon me rekord të veçantë Botërori 2026 Unai Simon me rekord të veçantë

Rekordin e mban portier ii Holandës, Andries Noppert me 203 centimetra gjatësi.

Lojtari me shtatin më të shkurtër në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të jetë Cesar Yanis. Futbollisti i Panamasë është 160 centimetra i gjatë.