Portieri rekordmen në Kupën e Botës. Kjo ishte dikur pjesë e biografisë së Manuel Neuerit. Por jo për shumë gjatë.
Pas vetëm dy javësh, në dhjetor 2022, Neueri nuk ishte më rekordmen për numrin e paraqitjeve në Kupë të Botës.
Në fitoren 4:2 të Gjermanisë ndaj Kosta Rikës, Neueri bëri paraqitjen e 19-të në Botëror. Ishte i pari në histori që e arriti këtë, prej portierëve. Por Gjermania u eliminua më pas dhe Neueri mbeti me ato ndeshje.
Francezi Hugo Lloris shkoi në finale në mes të dhjetorit 2022 dhe luajti ndeshjen e 20-të në Kupë të Botës. Kështu rekordi i Neuerit u thye.
Pak javë pas Botërorit, Lloris i dha fund karrierës ndërkombëtare. Dhe nuk ka dhënë shenja se mund të kthehet te Franca. Edhe gjermani Neuer i dha fund karrierës ndërkombëtare, por vendosi të kthehet për Botërorin që fillon të enjten. Madje do të jetë portieri i parë i Gjermanisë.
Edhe
Neueri kthehet nga pensionimi për ta mbrojtur portën e Gjermanisë në Botëror
Thyerja e rekordeve nuk është motivi kryesor për vendimin e Neuerit, por qartë se ka rëndësi. Ai do të jetë në Botëror për herë të pestë dhe do të barazohet me legjendën Lothar Matthaus.
40-vjeçarit tani i duhen dy paraqitje që sërish të jetë portieri me më së shumti paraqitje në Kupë të Botës. Kjo mund të ndodhë më 20 qershor ndaj Bregut të Fildishtë.
Që Neueri të bëhet lojtari i Gjermanisë me më së shumti paraqitje në Botëror, përfaqësuesja gjermane duhet të kalojë fazën grupore. Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm i kanë nga 20 ndeshje, Uwe Seeler i ka 21, Miroslav Klose 24 e Maththaus 25.
Që Neueri ta thyer rekordin, Gjermania duhet të shkojë në çerekfinale.
Për minuta të luajtur, portieri i Bayernit duhet të luajë katër ndeshje të plota për ta kaluar Matthausin. Neueri i ka 1770 minuta, ndërsa Matthaus 2044. Klose, Lahm dhe Seeler janë aktualisht në mes.
Edhe
Gjermania publikon listën për Botëror, kthehet Neueri
Rekorde të tjera janë në lojë, por kjo do të varet edhe nga fakti se sa larg do të shkojnë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modriq.
Pavarësisht se sa rekorde vendosë, Neueri pritet të jetë prej pikave të forta të Gjermanisë, në tentim për t’u kthyer në nivelin më të lartë botëror.