Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do të jetë numri një i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026, raporton “Bild” të martën.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka kontkatuar portierin Oliver Baumann dhe e ka informuar se planifikon ta ketë Neuerin e Bayernit në portë.
Baumann është pajtuar dhe ka siguruar Nagelsmannin se do të jetë në dispozicion të Gjermanisë si portier rezervë në Kupën e Botës.
Nagelsmann do të shpallë ekipin prej 26 lojtarësh për Botëror të enjten.
Neuer javën e kaluar vazhdoi kontratën me Bayernin deri në vitin 2027.
Edhe
Neueri kthehet nga pensionimi për ta mbrojtur portën e Gjermanisë në Botëror
Nga Botërori i vitit 2010 deri në Euro 2024, ai ishte portieri numër një i Gjermanisë në çdo turne të madh. Ai u tërhoq nga ekipi përfaqësues pas Evropianit të mbajtur dy vjet më parë në Gjermani. Por ka vendosur të kthehet.
Me Gjermaninë e fitoi Kupën e Botës 2014 të mbajtur në Brazil.