Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka dalë me reagim të hënën mbrëma.
FBK-ja nëpërmjet reagimit ka dënuar sjelljet e shikuesve gjatë dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të plejofit, të zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrepça fitoi 86:78 ndaj Pejës të enjten e kaluar në palestrën “Minatori” në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit 87:78. Por të dielën në “Karagaçi”, në palestrën e mbushur me shikues, Peja e fitoi ndeshjen dramatike 95:93 ndaj Trepçës. Ishte humbja e pare e Trepçës në Superligë prej 7 dhjetorit kur u mposht nga Vëllaznimi.
“Gjatë këtyre ndeshjeve janë konstatuar fyerje të organizuara në kor nga tribunat në drejtim të lojtarëve, sjellje që bie ndesh me parimet themelore të respektit, integritetit dhe fair-play që përbëjnë bazën e garave sportive. Federata e konsideron veçanërisht të rëndë faktin se në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, përveç fyerjeve nga tribunat, janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për të përçuar mesazhe fyese, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare gjatë ndeshjes. Një praktikë e tillë është e papranueshme dhe nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë”, shkruan në reagimin e FBK-së.
FBK-ja ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me rregulloret në fuqi të saj.