GO+Peja ka pësuar disfatë nga Vllaznia e Shkodrës në Ligën Unike.
Peja humbi nga Vllaznia të martë në “Karagaçi me dhjetë pikë dallim, 81:71.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të Grupit B të Ligës Unike.
Peja kishte fituar xhiron e kaluar ndaj Golden Eagle Ylli me shifrat 82:63, por të martën mbrëma humbi në shtëpi nga Vllaznia e Shkodrës.
Peja ishte më e mirë se Vllaznia vetëm në çerekun e katërt, të cilin e mbylli me rezultat 22:11. Tri çerekët e parë i humbi, 25:12, 23:18 dhe 22:19.
Më i dalluari te Peja ishte Cesare Edwards me 12 pikë e 12 kërcime. Kishte edhe një asistim, derisa Justin La Juan Thomas i Vllaznisë shkëlqeu me 28 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.
Në Grupin B është edhe Apolonia. Ndeshjen e xhiros së parë me Apoloninë nuk e ka zhvilluar ende.