Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli ia shkakton Pejës humbjen e katërt rresht

Golden Eagle Ylli

GO+ Peja e ka pësuar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në Suharekë, Peja u mposht nga Golden Eagle Ylli me rezultat bindës, 81:62.
Ishte ky derbi i xhiros së 23-të të Superligës në basketboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për dallim nga Peja, Ylli është në moment pozitiv. Ka shënuar fitoren e dytë rresht. 
Vendasit e fituan çerekun e parë me një pikë dallim, 19:18. Ndërkohë e rritën diferencën e pikëve në çerekun e dytë, të cilin e fituan 22:13. Njëjtë loja u zhvillua edhe në çerekun e tretë, që përfundoi 22:18. Kështu periudha e katërt ishte formalitet dhe përfundoi 18:13 për Yllin. 

Scott Bamforth udhëhoqi Yllin me 24 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime. Erjon Kastrati i kishte 17 pikë, tri kërcime e tri asistime. Lis Shoshi e ndihmoi fitoren me nëntë pikë e gjashtë kërcime. Te Peja u dallua Cesare Edwards me 10 pikë e 12 kërcime. Cecil Williams e përfundoi takimin me 14 pikë e tri kërcime. 

Me fitore, Ylli është barazuar me pikë me Pejën. Të dy skuadrat i kanë nga 33 pikë në pozitat katër e pesë.