Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Myles ia siguron fitoren Bashkimit në fundin e ndeshjes

Myles

Pasi rreshtoi tri fitore në Superligë dhe e fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës për herën e parë, Bashkimi e shfrytëzoi momentin e mirë edhe të mërkurën mbrëma në “FIBA Europe Cup”. 

Ndonëse me vështirësi, arriti fitore në ndeshjen dramatike në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ndaj Valmiera Glass të Letonisë. 

Ishte ndeshja e parë e stinorit të rregullt në “FIBA Europe Cup”, në kuadër të Grupit F. 

Bashkimi fitoi me rezultatin 79:77, në sfidën që u vendos në sekondën e fundit. 

56 sekonda pa u mbyllur ndeshja, rezultati u barazua në 74:74, pas shënimit të pikëve të Darren Williamsit të skuadrës mysafire. 

Edhe Bashkimit nuk i mjafton paraqitja e mirë Basketboll Bashkimit nuk i mjafton paraqitja e mirë

Por ishte Divine Myles i Bashkimit që u kundërpërgjigj me treshe për rezultatin 77:74. 

Adrio Bailey te Bashkimi e vodhi topin në aksionin e mysafirëve, por nuk e ruajti atë. Dhe për tri pikë te Valmiera Glass shënoi Aminu Mohammed për 77:77. Myles i papërmbajtshëm shënoi edhe një herë për dy pikë në aksionin e fundit të gjithë ndeshjes për fitoren 79:77 

Myles pati më së shumti pikë në këtë ndeshje, 21 gjithsej. Por, statistikat më të mira te Bashkimii pati Bailey. Ai e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë prej 14 pikë, 10 kërcime e një asistim. Me 16 pikë fitoren e ndihmoi Jajuan Johnson. 

Ndërkohë, Mohammed ishte më i dalluari te mysafirët me 16 pikë, 15 kërcime e katër asistime. 
27:24 në të mirë të Bashkimit përfundoi periudha e parë, ndërsa 16:13 fitoi Valmiera Glassi në çerekun e dytë. Bashkimi vazhdoi me paraqitje të mirë në çerekun e tretë duke fituar 24:19. Dhe në fund iu gëzua fitores së parë në këtë edicion të “FIBA Europe Cup”.  

Edhe Bashkimi pëson tjetër humbje në “FIBA Europe Cup” Basketboll Bashkimi pëson tjetër humbje në “FIBA Europe Cup”

Në këtë grup janë edhe Kalevi i Estonisë, Korfezi i Turqisë, Elan Chalon i Francës dhe Manchesteri i Anglisë. 

Në “FIBA Europe Cup” në këtë edicion garoi edhe Peja. Peja u eliminua pasi i pësoi dy disfata në raundin kualifikues nga Dinamo Bukureshti dhe nuk avancoi në stinorin e rregullt.