TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Basketbol

Myles maçın sonunda Union'a galibiyeti getirdi.

birlik

Pasi rreshtoi tri fitore në Superligë dhe e fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës për herën e parë, Bashkimi e shfrytëzoi momentin e mirë edhe të mërkurën mbrëma në “FIBA Europe Cup”. 

Ndonëse me vështirësi, arriti fitore në ndeshjen dramatike në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ndaj Valmiera Glass të Letonisë. 

Ishte ndeshja e parë e stinorit të rregullt në “FIBA Europe Cup”, në kuadër të Grupit F. 

Bashkimi fitoi me rezultatin 79:77, në sfidën që u vendos në sekondën e fundit. 

56 sekonda pa u mbyllur ndeshja, rezultati u barazua në 74:74, pas shënimit të pikëve të Darren Williamsit të skuadrës mysafire. 

Por ishte Divine Myles i Bashkimit që u kundërpërgjigj me treshe për rezultatin 77:74. 

Adrio Bailey te Bashkimi e vodhi topin në aksionin e mysafirëve, por nuk e ruajti atë. Dhe për tri pikë te Valmiera Glass shënoi Aminu Mohammed për 79:79. Myles i papërmbajtshëm shënoi edhe një herë për dy pikë në aksionin e fundit të gjithë ndeshjes për fitoren 79:77 

Myles pati më së shumti pikë në këtë ndeshje, 21 gjithsej. Por, statistikat më të mira te Bashkimii pati Bailey. Ai e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë prej 14 pikë, 10 kërcime e një asistim. Me 16 pikë fitoren e ndihmoi Jajuan Johnson. 

Ndërkohë, Mohammed ishte më i dalluari te mysafirët me 16 pikë, 15 kërcime e katër asistime. 
27:24 në të mirë të Bashkimit përfundoi periudha e parë, ndërsa 16:13 fitoi Valmiera Glassi në çerekun e dytë. Bashkimi vazhdoi me paraqitje të mirë në çerekun e tretë duke fituar 24:19. Dhe në fund iu gëzua fitores së parë në këtë edicion të “FIBA Europe Cup”.  

Në këtë grup janë edhe Kalevi i Estonisë, Korfezi i Turqisë, Elan Chalon i Francës dhe Manchesteri i Anglisë. 

Në “FIBA Europe Cup” në këtë edicion garoi edhe Peja. Peja u eliminua pasi i pësoi dy disfata në raundin kualifikues nga Dinamo Bukureshti dhe nuk avancoi në stinorin e rregullt.