Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi e nis me humbje paraqitjen në “FIBA Europe Cup”

KB Bashkimi - KB Cibona

Përditësim, 20:33 - Bashkimi ka debutuar me humbje në fazën grupore të “FIBA Europe Cup”. Të enjten mbrëma, ashtu si pritej, nënkampioni i Kosovës u mposht në Zagreb nga skuadra e madhe kroate, Cibona. 

Ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Drazhen Petroviq”, Cibona e fitoi me rezultatin 93:79. 

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Igor Jovoviq e nisi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 22:18. Më pas doli në pah eksperienca e basketbollistëve të Cibonës, që fituan 29:19 në periudhën e dytë dhe 27:15 në çerekun e tretë. Kjo edhe e bëri dallimin në fitore, pasi skuadra e portokalltë pavarësisht se e fitoi 10 minutëshin e fundit 23:19, nuk e shmangu disfatën me 14 pikë dallim. 

Epërsia më e lartë e klubit kroat shkoi deri në 20 pikë. 

Kyan Anderson ishte më i miri te Bashkimi me 22 pikë, një kërcim, një asistim e dy topa të vjedhur. Edhe Jan Palokaj pati lojë të mirë me 16 pikë, një kërcim, katër asistime e një top të vjedhur. Pikë dyshifrore te Bashkimi pati vetëm edhe Isaiah Cousins, 15 gjithsej. Ai kontribuoi edhe me tri kërcime e dy asistime. 
Për Bashkimin është paraqitja e parë në skenën kontinentale. 

Edhe Bashkimi pëson tjetër humbje në “FIBA Europe Cup” Basketboll Bashkimi pëson tjetër humbje në “FIBA Europe Cup”

Në raundin kualifikues të “FIBA Europe Cup” u ndal pas dy ndeshjeve nga Anwili i Polonisë, por avancoi në fazën grupore si njëra prej skuadrave më të mira humbëse. 

Në grup me Bashkimin janë edhe Dijoni francez dhe Reggiana italiane. Reggiana e mposhti të enjten Dijonin në ndeshjen e parë, 96:88. 

Në stinorin e rregullt të “FIBA Europe Cup” garojnë plot 40 skuadra, ndërsa vetëm fituesit e dhjetë grupeve avancojnë në raundin e dytë. 

Tutje kalojnë edhe gjashtë ekipet më të mira të pozitës së dytë nga dhjetë grupe sa janë në total. 
Në fazën grupore të kësaj gare është edhe Trepça, kampionia e Kosovës. 

Trepça e humbi ndeshjen e parë në Grupin F të mërkurën mbrëma, në udhëtim te PAOK-u grek.   
Në grup me Trepçën janë edhe Braunschweigu grek dhe Anwili polak. PAOK-u e Braunschweigu i prijnë Grupit F pas xhiros së parë.


Bashkimi po humb nga Cibona pas pjesës së parë

Bashkimi i Prizrenit është duke humbur pas pjesës së parë në ndeshjen e parë të Grupit J të “FIBA Europe Cup”. 

Pjesa e parë e ndeshjes Cibona – Bashkimi u mbyll 47:41. Ballafaqimi po luhet në Zagreb. 
Bashkimi për herë të parë po garon në Evropë. 

Edhe Tjetër humbje për Bashkimin në “FIBA Europe Cup” Basketboll Tjetër humbje për Bashkimin në “FIBA Europe Cup”

Në raundin kualifikues të kësaj gare u ndal pas dy ndeshjeve nga Anwili i Polonisë, por avancoi në fazën grupore si njëra prej skuadrave më të mira humbëse.

Në grup me Bashkimin dhe Cibonën janë edhe Dijoni francez dhe Reggiana italiane. 
Reggiana e fitoi ndeshjen e parë të këtij grupi ndaj Dijonit 96:88.