Ndonëse pas dy ndeshjeve ishte humbës përballë Anwilit polak, Bashkimi i Prizrenit do të garojë në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup.
Bashkimi garoi në raundin eliminator të FIBA Europe Cup. Në këtë raund garuan 14 skuadra, ndërsa shtatë fituesit avancuan në stinorin e rregullt.
Por kanë avancuar edhe tri skuadra humbëse me bilancin më të mirë. Dhe Bashkimi është njëra prej këtyre skuadrave. Pos Bashkimit si humbës kanë avancuar edhe Prievidza dhe Absheron Lions.
Bashkimi e kishte fituar 80:75 ndeshjen e parë me Anwilin polak. Por të mërkurën mbrëma në Poloni humbi 93:71.
Përkundër disfatës së thellë, Bashkimi është prej tri skuadrave më të mira “humbëse”. Dhe si humbës me fat, avancon në fazën grupore.
Në grupet e FIBA Europe Cup garon edhe Trepça.