Pas prezantimit të gjeneratës së re të XC90, XC60 dhe XC40, kompania e njohur Volvo sipas disa burimeve është duke konsideruar që të zgjerojë gamën e saj SUV.
Më konkretisht, Volvo është duke konsideruar që në mesin e modeleve XC40 dhe XC60 të ketë hapësirë edhe për një model, në formë Coupe-SUV, transmeton Koha.net. Natyrisht, do të mbante emrin XC50 dhe do të ishte rival i drejtpërdrejtë i BMW X2.
XC50 nuk pritet të arrijë deri më 2020-ën, ku në ofertë ndoshta do të ketë të paktën një version elektrik.

Volvo XC60