Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Alfa Romeo me SUV rivalizon gjigantët botërorë

Alfa Romeo raportohet se do të lansojë një model të ri SUV për të rivalizuar Audi Q7, BMW X5, Mercedes GLE dhe Volvo XC90.

Sipas “Auto-Express” ky do të jetë modeli më i madh i prodhuar nga kompania italiane.

Roberto Fedeli nga kompania ka thënë se një model i madh do të vijë së shpejti duke shtuar se do të ketë edhe versione elektrike por jo hibride.

Modeli i veçantë pritet të ketë motor të madh me 400 kuajfuqi.

Ky model nuk pritet të shihet në rrugë deri para vitit 2020.

Artikuj të ngjashëm