Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet zyrtarisht Volvo XC40 i ri

Pas disa fotografive të rrjedhura të XC40 të ri, Volvo ka zbuluar atë zyrtarisht, transmeton koha.net.

SUV më i vogël i Volvo’s që do të rivalizojë BMW X1 e Jaguar E-Pace, tani mund të blihet me një çmim fillestar prej 31 mijë euro, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dizajni i XC40 ka marr pamje nga ‘vëllezërit’ e tij më të mëdhenj, XC60 e XC90, por në një formë më atletike.

Janë 3 motorë me benzinë e 2 me naftë të cilët ofrohen me XC40 e ri.

Njëri T3, 2.0 litërsh turbo me katër cilindra me benzinë që prodhon 154 kuaj fuqi. Dy të tjerët T4 e T5 përdorin të njëjtin motor por të përditësuar të cilët prodhojnë 187 kuaj fuqi e tjetri 247 kuaj fuqi ndërsa që të dy këta versione ka të gjitha rrotat aktive.

Dy modelet me naftë janë me katër cilindra, D3 prodhon 148 kuaj fuqi e ai D4 187 kuaj fuqi.

{gallery}