Në vitet e fundit, prodhuesi suedez ka zëvendësuar gjenerimin e modeleve të veta.
Në fillim të vitit 2014 debutoi XC90 e re, me një dizajn të ri dhe një platformë mekanike, si dhe një gamë të re motorësh me katër cilindra, pasuar nga modele të tjera nga seria 90 - S90 sedan, V90 dhe V90 Cross Country, transmeton ksp.
Pas dy SUV të ri, Volvo XC60 dhe XC40, brezi i fundit i veturave të gjeneratës së fundit në fillim të vitit 2018 i është bashkëngjitur karavani V60.
Kompania ka paralajmëruar edhe dy modele të tjera, sedan S60 dhe pasuesin e V40 aktual, i cili është edicioni i fundit i Volvos së vjetër, transmeton ksp. Së pari, gjatë verës do të shfaqet S60 i ri, ndërsa V40 i ri është planifikuar për 2019.
Sipas Autocar, Volvo planifikon që deri në vitin 2025, të paktën të paktën 25% e modeleve me shenjën e saj të jenë me motor elektrik.
“Do të ishte mirë që të kemi në ofertë një Coupe ose kabriolet- këto mjete janë krem mbi tortë e çdo prodhuesi, por për ne nuk janë të nevojshme për mbijetesë, pasi mbulojmë 98% të tregut”, shpjegon Lex Kerssemakers, drejtor për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA).
Edhe
Volvoja ua ndryshon emrat disa modeleve
“Nga ana tjetër, elektrifikimi merret shumë seriozisht dhe ne punojmë shpejt në motorët elektrikë”, shton ai.
Sa i përket elektrizimit, Volvo aktualisht ka vetëm versione të tipit hibrid plug-in të disa modeleve, por jo një veturë plotësisht elektrike.