Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo XC90 i ri vjen vetëm në version elektrik dhe hibrid

Raportohet se gjenerata e re, e tretë, e modelit XC90 të Volvos në shitje mund të arrijë gjatë vitit 2022.

XC90 i ri në ofertë nuk do të ketë motorë dizelë, por do të ofrojë vetëm versionin tërësisht elektrik dhe hibrid (me motor benzinë), transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Versionin elektrik XC90 për mediat britanike e ka konfirmuar kreu i Volvos, Hakan Samuelsson.

Gjithashtu, është mësuar se XC90 i ri do të përdorë versionin e avancuar të platformës SPA2 (“Scalable Product Architecture”), e cila është zhvilluar për veturat tërësisht elektrike dhe për ato hibride (me motorë benzinë).

Sa i përket dizajnit, XC90 i ri do të vijë me disa ndryshime për dallim nga gjenerata aktuale e tij.

Volvo XC90 e ri, po ashtu, thuhet se do të jetë në dispozicion edhe me sistemin autonom të vozitjes të nivelit 4.