Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo: Vetura e re sikur dhomë ndeje mbi rrota

Gjiganti i veturave, Volvo, ka thënë se minibusi i parë tërësisht elektrik do të jetë si një dhomë ndeje mbi rrota. EM90, të cilin Volvoja e cilëson si veturë “shumëqëllimëshe”, konsiderohet kthesë për brendin suedez, të njohur për SUV-ja.

Volvoja në një paralajmërim të veturës ka thënë se modeli EM90 është dizajnuar ashtu që klientët “të shfrytëzojnë sa më shumë kohën që e kalojnë në veturë”.

“Krijon hapësirë për jetën tuaj”, ka thënë kompania.

VIDEO:

Volvoja në historinë e saj 96-vjeçare nuk ka prodhuar minibusa.

Kompania nuk synon ta shesë këtë veturë në Evropë apo Amerikë.

Në Kinë, EM90 do të debutojë më 12 nëntor. Atje veturat e tilla janë pjesë e rëndësishme e tregut. Vetëm në pjesën e parë të vitit shënuan rritje prej 26 për qind në treg.

Edhe Volvo EX90 është fillimi i një epoke të re elektrike Auto Volvo EX90 është fillimi i një epoke të re elektrike

Me numrin 90 të përfshirë në emër, “Autonews” shkruan se Volvo po sinjalizon që vetura do të jetë model i madh, që do t’i bashkohet SUV-it EX90.

Volvoja dëshiron që modelet tërësisht elektrike të arrijnë gjysmën e shitjeve deri më 2025. Deri më 2030, suedezët synojnë të jenë brend që shet vetëm vetura elektrike.

Kompania ka thënë se do të lansojë nga një veturë tërësisht elektrike çdo vit deri më 2025.