Auto

Volkswagen T-Cross bëhet me motor më të fuqishëm deri më tani

Prodhuesi prestigjioz gjerman ka përfocuar Crossoverin e tij më të vogël, T-Cross.

Volkswagen T-Cross ta ka motorin më të fortë deri tani në rangun e vet. Tani ai ka motorin benzinë 1.5-litër TSI Turbo me 150 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik DSG me 7 shpejtësi.

Gjithashtu, T-Cross me motor më të fuqishëm tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 8.5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 200 km/h.

Sa i përket çmimit të përforcimit, ky T-Cross në Gjermani tani kushton 25.690 euro, që i bie pothuajse 7,000 € më shumë sesa modeli bazë.