Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fillon para-porositja e Volkswagen T-Crossit

Volkswagen ka hapur librin e porosive për modelin T-Cross, i cili kushton 17,975 euro në Gjermani.

Volkswagen T-Cross kishte premierën në fund të tetorit, si një SUV nën-kompakt me një gjatësi prej 4.11 metra, i destinuara për familjet e reja dhe përgjithësisht për rininë. Kapaciteti i bagazhit të këtij modeli është 385-455 litra.

Konsumatorët fillimisht kanë në dispozicion dy versione të motorit: benzinë prej 1.0-litër TSI Turbo me 3 cilindra e kapacitet prej 95 kuajfuqi, i kombinuar me marshin manual me 5 shpejtësi, ndërsa version tjetër më i fuqishëm me kapacitet prej 115 kuajfuqi është i kombinuar me marshin manual me 6 shpejtësi, transmeton ksp.

Gjithashtu, T-Cross mund të porositet edhe në version me marshin automatike me shtatë shpejtësi dhe thuhet se nuk do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Volkswagen po ashtu, ka përgatitur një edicion të kufizuar “Edition 1” për 200 klientë me fat, emrat e të cilëve do të tërhiqen në mini-lotari. Këto vetura do t’iu ndahen atyre në një ceremoni të veçantë që do të mbahet më 12 prill të 2020-ës në Wolfsburg, Gjermani.

Artikuj të ngjashëm