Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla ka shitur mbi 100,000 kopje të Model 3 këtë vit

Prodhuesi amerikan i njohur i veturave, Tesla, arriti të shesë mbi 100,000 kopje të veturës së vet më të lirë elektrike - Modeli 3 në SHBA në një vit kalendarik që është rezultat të cilit asnjëra prej veturave elektrike nuk i janë afruar ende.

Në 11 muajt e parë të vitit 2018, në SHBA janë shitur 114,472 njësi të modelit 3, duke e lënë këtë veturë shumë prapa konkurrentëve të saj. Vetëm në nëntor, 18.650 njësi u janë dërguar klientëve amerikanë.

Zhvendosja në procesin e prodhimit të Modelit 3 të bërë në vetëm një vit tregon se në nëntor të 2017-ës vetëm 337 kopje të kësaj veture u dorëzuan. Përndryshe, “rekordi elektrik” i mëparshëm në shitje për një vit ishte Nissan Leaf - ky model u ble në vitin 2014 nga 30.200 amerikanë, transmeton ksp. Modeli 3 ka tejkaluar këtë rezultat pothuajse katër herë dhe deri në fund të vitit rezultati i shitjes do të jetë edhe më i mirë.

Në ofertën e saj, Tesla ka dy vetura më të shtrenjta - Modeli S dhe Modeli X. Në muajin nëntor, konsumatorët në SHBA blenë 2.750 modele S dhe 3,200 Modele X, ndërsa në 11 muajt e parë Tesla shiti gjithsej 160,000 vetura elektrike (Modelet 3, S dhe X).

Ndryshe, kompania Tesla ka kohë që ka pasur probleme me procesin e prodhimit të Modelit 3, i cili u konceptua si vetura e parë e madhe e kësaj marke. Kjo është arsyeja pse dërgesat për klientët të cilët kanë rezervuar kopjen e tyre për një vit ose më shumë ditë më parë ishin shumë vonë dhe reputacioni i kompanisë u trondit.

Megjithëse prodhimi serik filloi zyrtarisht në verën e vitit 2017, niveli i planifikuar i prodhimit prej rreth 5,000 veturave në javë u arrit vetëm në periudhën e mesit të vitit 2018.