Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla dorëzon në treg rekord numër të veturave

Tesla njoftoi se ka dorëzuar numër rekord të veturave elektrike për shitje në tre muajt e fundit, pasi i uli çmimet për të nxitur shitjen.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, Tesla i uli çmimet në tregje duke përfshirë Shtet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Kinën, për të konkurruar me prodhuesit rivalë. Këtë fundjavë, prodhuesit kryesorë kinezë raportuan gjithashtu një rritje të shitjeve në qershor.

Sivjet, shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka deklaruar se shitjet e shumta me fitime më të ulëta janë “zgjedhja e duhur”. Të dielën, Tesla bëri të ditur se i ka dorëzuar 466.140 automjete në tremujorin e dytë, që ishte më shumë se 80 për qind më e lartë se një vit më parë.

Ndërkohë, kompania tha se kishte rritur prodhimin gati në 480.000 në të njëjtën periudhë.

“Tesla ka bërë një zgjedhje strategjike për të qenë një prodhues i madh”, deklaroi shefi ekzekutiv i firmës këshillimore “Automobility”, Bill Russo.

Artikuj të ngjashëm