Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shpërthimi i COVID-19 shtyn panairin e veturave në Pekin

Organizatorët e panairit të veturave në Pekin, që ishte paraparë të mbahej në fund të prillit, kanë bërë të ditur të shtunën se do ta shtyjnë ngjarjen deri në një njoftim të ri për shkak të shpërthimit të COVID-19.

“Do t’i kushtojmë vëmendje të madhe zhvillimit të pandemisë dhe do të përpiqemi të përmirësojmë organizimin dhe punën e shërbimit të ngjarjes sipas rregullave të kontrollit të virusit”, ka thënë sekretariati i “Auto-China” në një postim në “WeChat”.

Për datën e re do të njoftohet më vonë, kanë thënë organizatorët.