Shitjet e automjeteve në Kinë janë rritur për 2.1 për qind në prill krahasuar me një muaj më parë, raportoi të martën Reuters.
Ky ritëm i ngadaltë i rritjes ndodhi pasi efekti stimulues i uljes së çmimeve u zbeh.
Shitjet e veturave në prill arritën në 1.65 milion njësi, 54.5 për qind më të larta nga një vit më parë kur bllokimet e COVID-19 ndërprenë prodhimet dhe shitjet.
Në katër muajt e parë të vitit 2023, shitjet e automjeteve kanë rënë 1.4 për qind nga viti në vit në 5.98 milionë njësi.
Pasi më shumë se 40 marka të veturave këtë vit iu bashkuan një lufte çmimesh të nisur nga Tesla dhe ulën çmimet në modelet e tyre më të shitura, shumë konsumatorë po zgjedhin të presin zbritje më të mëdha të veturave.
Rimëkëmbja ekonomike e Kinës pas COVID-19 ka përfituar kryesisht shpenzimet për shërbime si restorantet dhe udhëtimet, ndërsa shitjet e artikujve si veturat dhe telefonat inteligjentë kanë vazhduar të bien.