Kompania amerikane e veturave, Tesla, i dorëzoi në treg 100.291 automjete elektrike, të prodhuara në Kinë gjatë nëntorit, duke shënuar rritje të madhe të shitjesh, raportoi Reuters të hënën.
Në njoftim u tha se ky është rekordi më i madh i shitjeve, që nga hapja e fabrikës në Shangai, në fund të 2020-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifra shënoi rritje prej 40 për qind nga tetori dhe 89.7 për qind më shumë se një vit më parë.
Ky sukses u tha se erdhi edhe për shkak të uljes së çmimeve të Tesla.
Megjithatë, fabrika BYD, ende ka më së tepërmi vetura të shituara.