Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kompania kineze e veturave shënon rekord të shitjeve

Kompania kineze e veturave, BYD, ka bërë një hap para me qëllim që ta “rrëzojë” Teslan e Elon Muskut, si prodhuesi më i shitur në botë i automjeteve elektrike.

BBC-ja ka raportuar se firma kineze ka shënuar rekord duke i ditur 526.000 vetura me bateri në tre muajt e fundit të 2023-s. Kjo u ndihmua nga një rritje prej mbi 70 për qind në dhjetor.

Tesla, me bazë në SHBA, ka planifikuar t’i publikojë shifrat e saj të fundit tremujore të prodhimit dhe shpërndarjes së automjeteve. Për vitin në tërësi, BYD me bazë në Shenzen, tha se i ka shitur mbi 3 milionë automjete të ashtuquajtura të energjisë së re, që përfshijnë automjete vetëm me bateri dhe hibride.

Pothuajse 1.6 milionë dollarë nga shitjet totale ishin vetëm nga automjetet me bateri.

Janarin e kaluar, Musk kishte thënë se Tesla e ka potencialin për të arritur në 2 milionë dërgesa në 2023-n, por që atëherë kishte paralajmëruar se kostot më të larta të huamarrjes “po ushtronin presion mbi kërkesën për veturat e kompanisë”