Prodhuesit e automjeteve në Kinë mund të detyrohen të pezullojnë prodhimin në maj nëse furnizuesit në Shangai dhe zonat përreth nuk janë në gjendje të rifillojnë punën, tha të enjten He Xiaopeng, shefi ekzekutiv i prodhuesit kinez të makinave elektrike Xpeng.
Masat për të ndaluar përhapjen e COVID-19 në Kinë po bllokojnë autostradat dhe portet dhe po mbyllin fabrika të panumërta, ndërprerje këto që po ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit për mallra duke filluar nga automjetet elektrike, raporton Reuters të premten.
Disa autoritete kineze po përpiqen ta zgjidhin situatën, tha He, duke shtuar se ai shpresonte se më shumë departamente qeveritare mund të ofrojnë mbështetje.
Komentet e tij u bënë jehonë nga themeluesi i Huawei's Consumer Business Group, Richard Yu, i cili gjithashtu paralajmëroi për kosto të mëdha ekonomike nëse fabrikat në Shangai nuk mund të rifillonin prodhimin.
Yu tha se të gjitha firmat e teknologjisë dhe industrisë do të duhet të ndalojnë prodhimin në maj, nëse furnizuesit e tyre janë në Shangai.
Shitjet në tregun më të madh të automjeteve në botë ranë në mars si pasojë e masave për frenimin e COVID-19.
Edhe
Tesla ul prodhimin e modelit më të shitur në Shangai
Tesla Inc ishte ndër prodhuesit e automjeteve që ndjeu dhimbjen e kufizimeve në prodhim.
Prodhuesi amerikan i automjeteve ka pezulluar prodhimin në fabrikën e tij në Shangai që nga 28 marsi, duke çuar në një humbje të prodhimit prej më shumë se 40,000 njësive, sipas llogaritjeve të Reuters. Qendra e prodhimit në Shangai prodhon 10,000 Model Y dhe 6,000 Model 3 në javë, tha një person i njohur me këtë çështje.
Nio pezulloi gjithashtu prodhimin në fabrikën e tij Hefei, edhe pse nuk kishte masa në nivel lokal, mirëpo furnitorët nga zona të tjera kishin ndërprerë punën.