Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike “Nio” ka bërë të ditur të shtunën se ka pezulluar prodhimin pasi masat e vendit për të frenuar rritjen e fundit të rasteve të COVID-19, ndërprenë operacionet në furnitorët e tij.
“Që nga marsi, për arsye që kanë të bëjnë me epideminë, partnerët furnizues të kompanisë në disa vende, përfshirë Jilin, Shangai dhe Jiangsu, pezulluan prodhimin njëri pas tjetrit dhe ende nuk janë rikuperuar”, ka thënë kompania në aplikacionin e saj celular.
"Për shkak të ndikimit të kësaj, Nio-s i është dashur të ndalojë prodhimin e makinave”, thuhet më tej në njoftim.
Kompania do të shtyjë dorëzimin e veturave elektrike për përdoruesit dhe do të punojë së bashku me furnitorët për të rifilluar, duke përmbushur kufizimet e qeverisë për COVID, ka shtuar ajo.
Kina ka marrë masa të rrepta bllokimi për të frenuar përhapjen e variantit shumë ngjitës Omicron në disa vende, përfshirë provincën Jilin dhe Shangai, ku ndodhen fabrikat e prodhuesve kryesorë të pjesëve të automjeteve.
Edhe
Prodhuesit e veturave në Kinë rrezikojnë të ndalin punën për shkak të masave anti-COVID
Tesla gjithashtu ka pezulluar prodhimin në uzinën e saj në Shangai që nga 28 marsi, raportoi Reuters, pasi qyteti filloi një bllokim me dy faza, i cili më vonë u zgjerua në mbarë qytetin.
Fabrika e sipërmarrjes së përbashkët të Volkswagen me FAW Group në Changchun, kryeqyteti provincial i Jilin, është mbyllur që nga mesi i marsit, ndërsa fabrika e tij në Shanghai me SAIC Motor është mbyllur që nga 1 prilli.