Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla: Po përpiqemi të vazhdojmë prodhimin në fabrikën e Shanghait

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka thënë të enjten se po bën çmos për të vazhduar prodhimin në fabrikën e saj në Shanghai.

Tesla kishte pezulluar prodhimin në fabrikën e saj në Shangai për dy ditë nga e mërkura, pasi Kina ka shtrënguar masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.

"Ne po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me kërkesat e qeverisë për testimin e acidit nukleik dhe kërkesat e tjera për parandalimin e epidemisë, dhe në të njëjtën kohë po bëjmë çmos për të siguruar prodhimin, duke kapërcyer vështirësitë së bashku", tha kompania në një deklaratë dërguar Reuters.

Shumë qytete në të gjithë Kinën, përfshirë Shangain, kanë vendosur kontrolle të rrepta të lëvizjes për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19 në vend në dy vjet.

Masat kanë shkaktuar gjithashtu mbyllje të fabrikave në disa pjesë të vendit, duke ushtruar presion mbi zinxhirët e furnizimit.