Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla paralajmëron prodhim të reduktuar gjatë janarit në Shangai

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, planifikon ta kryejë prodhimin në një orar të reduktuar në fabrikën e tij në Shangai gjatë muajit janar, raportoi të martën Reuters.

Sipas planifikimit, Tesla do të fillojë prodhimin për 17 ditë në janar nga 3 deri më 19 janar dhe do të ndalojë prodhimin e automjeteve elektrike nga 20 deri më 31 janar për një pushim të zgjatur për Vitin e Ri Kinez.

Kjo kompani nuk specifikoi një arsye për ngadalësimin e prodhimit në planin e saj.

Tesla pezulloi prodhimin në fabrikën e saj në Shangai të shtunën. Reduktimet e fundit të prodhimit të kësaj kompanie në Shangai vijnë në mes të një vale në rritje të infeksioneve pasi Kina u tërhoq nga politika e saj zero-COVID në fillim të këtij muaji.

Ashtu si prodhuesit e tjerë të automjeteve, edhe Tesla është përballur me një rënie të kërkesës në Kinë, tregun më të madh të automjeteve në botë.

Periudha 21 deri më 27 janar 2023 është një festë publike në Kinë për Vitin e Ri Kinez.