Tesla ka nisur të prodhojë në Shangai një version të modelit Y, që do të shitet në Kanada sivjet, e për herë të parë do të dërgohen vetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kinë, raportoi Reuters të hënën.
Në njoftim u tha se kjo lëvizje do të lidhë fabrikën më të madhe në botë me treg të madh, ndërsa modeli Y është modeli elektrik më i shituri në botë.
Gjatë fundjavës, Tesla njoftoi se këtë model do ta shesë me çmim më të lirë në Kanada, ndërsa shitjet do të nisin mes majit dhe korrikut.
Shefi i kompanisë, Elon Musk ka deklaruar ditë më parë se fabrika e Teslas në Shangai do të ketë strukturën më të ulët të kostos nga çdo fabrikë tjetër.
Artikuj të ngjashëm
-
Tesla ul prodhimin e modelit më të shitur në Shangai
-
Punëtorët e fabrikës së Teslas në Shangai protestojnë kundër heqjes së një bonusi
-
Tesla paralajmëron prodhim të reduktuar gjatë janarit në Shangai
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Pas SHBA-së, Tesla ul çmimet edhe në Gjermani e Kinë