Punëtorët nga fabrika e Teslas në Shangai, e cila është qendra kryesore për prodhuesin e automjeteve elektrike, kanë filluar protestë, raportoi të hënën Reuters.
Hapi i pazakontë i tyre është bërë pasi u njoftua gjatë fundjavës se është hequr një bonus për performancë.
Fabrika e Teslas në Shangai, e cila filloi funksionimin në fund të 2019-ës, është qendra më e madhe prodhuese e prodhuesit të automjeteve. Ajo ndërton automjetet Model 3 dhe Model Y për tregun dhe eksportin e Kinës. Fabrika ka të punësuar rreth 20,000 punëtorë dhe përbën më shumë se gjysmën e prodhimit global të Teslas në vitin 2022.
Kina është tregu i dytë më i madh i Teslës pas Shteteve të Bashkuara për nga vëllimi.
Gigafactory Shangai i Teslas, fabrika e parë e veturave që zotërohet plotësisht nga një kompani e huaj, shkurtoi prodhimin në dhjetor dhe zgjati periudhën e pushimeve në janar si përgjigje ndaj rritjes së inventarit.