Prodhuesi spanjoll Seat ka prezantuar SUV-in e ri të quajtur Tarraco.
Pas Arona dhe Ateca, SUV-i i tretë spanjoll do të ketë emrin që ka të bëjë me një rajon gjeografik të këtij shteti.
Tarraco është emri i lashtë i qytetit modern Taragona, i cili ndodhet në Katalonia, në brigje të Mesdheut, që njëherësh ishte edhe kështjella më e vjetër romake në Gadishullin Iberik.
Sipas dimensioneve, Tarraco ngjason me modelet Shkoda Kodiaq (4.697/1.882/1.676 mm) dhe VW Tiguan Allspace (4.701/1.839/1.674 mm).
{gallery}
Seat tash për tash ka bërë të ditur vetëm sa do të jetë gjatësia e veturës - 4.735 mm dhe lartësia 1.658 mm. SUV i ri do të jetë në dispozicion edhe në version me 7 ulëse, transmeton ksp.
Edhe
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
Sa i përket motorit, do të jenë në dispozicion dy motorë benzinë - 1.5-litër TSI me 150 kuajfuqi dhe 2.0-litër TSI me 190 kuajfuqi, dhe dizelë 2.0-litër TDI me 150 dhe 190 kuajfuqi. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet versionit me sistemin e tërheqjes me vetë rrotat e përparme dhe me të gjitha rrotat.
Seat Tarraco pritet të arrijë në sallonet e shitjes në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa do të prodhohet në Wolfsburg të Gjermanisë, së bashku me Tiguan Allspace.