Prodhuesi spanjoll i veturave, Seat, do të prezantojë SUV-in e tij më të ri më 18 shtator në Tarragona, në jug të Barcelonës, sipas të cilit Tarraco mori emrin.
Seat Tarraco do të jetë SUV i tretë më i mirë në rangun e kësaj marke dhe do të zë pozicionin mbi modelin Ateca, transmeton ksp.
Bëhet fjalë për modelin në rangun e Volkswagen Tiguan Allspace dhe Skoda Kodiaq. SUV-i i ri i Seatit do të ketë në dispozicion edhe versionin me 7 ulëse.
{gallery}
Shoferi mund të zgjedhë midis gjashtë mënyrave të paracaktuara të ngasjes, varësisht nga terreni dhe sipërfaqja e rrugës që lëviz.
Sa i përket motorit, Seat Tarraco do të jetë në dispozicion me motorë benzinë 1.4 dhe 2.0-litër, dhe dizel 2.0-litër TDI.
Më shumë detaje mbi veturën do të mësohen pas premierës.