Citroëni do të lansojë një SUV me shtatë ulëse si pasues të modelit C3 Aircross të vogël, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë, Thierry Koskas.
Vetura do të prodhohet në platformën “Smart Car” të lansuar në Evropë këtë javë përmes modelit të ri e-C3 tërësisht elektrik.
Citroëni i ri do të jetë i vetmi SUV i vogël por me shtatë ulëse në Evropë. Ky model megjithatë tashmë është në tregun indian.
Koskas ka thënë se plani është që vetura të ketë sistem të ulëseve 2+3+2.
Gjenerata e parë e C3 Aircross u lansua më 2017 si pjesë e bashkëpunimit të Grupit PSA dhe General Motorsit.
C3 Aircross nuk është as në mesin e top dhjetë veturave më të shitura në Evropë në tregun e SUV-ave.