Gjenerata e katërt e modelit Citroën C3 ka kaluar në një veturë plotësisht elektrike. Pas shitjes së më shumë se 5.6 milionë njësive të modelit C3 me motorë me djegie të brendshme, prodhuesi francez prezantoi modelin tërësisht elektrik e-C3 për tregun evropian.
Shitjet e Citroën e-C3 do të fillojnë vitin e ardhshëm me një çmim prej 23.300 euro, por në vitin 2025 pritet një model edhe më i përballueshëm i nivelit fillestar, i cili mund të bëhet një nga veturat elektrike më të përballueshme në Kontinentin e Vjetër.
Bazuar në platformën e veturave elektrike të Stellantisit, modeli vjen me dizajn krejtësisht të ri në krahasim me paraardhësin e tij.
Vizualisht, më së shumti bie në sy pjesa e përparme, ku ndodhet logoja e re Citroën, e rrethuar nga dy drita në formën e shkronjës “C”.
Megjithatë, ndryshimet më të rëndësishme janë “nën lëkurë”. Motorët SUS janë zëvendësuar nga një veturë plotësisht elektrike. Citroën e-C3 përdor bateri LFP 44 kWh që siguron distancë deri në 320 kilometra. Vetura fuqizohet nga një motor elektrik i montuar në boshtin e përparmë, i cili zhvillon 113 HP. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat rreth 11 sekonda. Bateria karikohet nga 20 në 80 për qind të kapacitetit nëpërmjet karikuesit 7 kW për rreth katër orë.
Edhe
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
Citroën do të shesë e-C3 të ri me dy pako pajisje, You dhe Max. Modeli bazë do të ketë dritat LED, sistem frenimi emergjent, ekran ballor, pasqyra anësore elektrike, sensorë parkimi në pjesën e pasme. Ata që zgjedhin paketën Max do të marrin gjithashtu një set me rrota 43 cm, fshirëse automatike, pasqyra elektrike dhe me ngrohje, ajër të kondicionuar automatik, një karikues me valë dhe të tjera.
Çmimi fillestar është 23.300 euro, por në vitin 2025 do të shfaqet një model me bateri të mjaftueshme për një distancë prej 200 kilometrash, që do të kushtojë 19.990 euro. Kështu, e-C3 do të bëhet një nga veturat elektrike më të përballueshme në Evropë.