Muajin e kaluar BMW konfirmoi se SUV-i, X7, do të kthehet për një gjeneratë të dytë. “AutoExpress” ka publikuar fotot e kësaj veture të jashtëzakonshme, ndërsa është parë gjatë testimit në rrugë. Vetura pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm.
BMW njoftoi për modelin e ri të X7 gjatë njoftimit për rezultatet financiare të tremujorit të parë të këtij viti. Gjatë njoftimit kompania kishte zbuluar se kishte përfshirë koston e kërkimit dhe zhvillimit për linjën e ardhshme “Neue Klasse” (e cila do të lansohet më vonë këtë vit me iX3 të ri), si dhe “modelet pasardhëse të BMW X5 dhe BMW X7”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Lajmi për gjeneratën e pestë të X5 nuk ishte befasi, pasi ishte parë gjithashtu duke u testuar me ndikime të qarta në dizajn nga konceptet “Neue Klasse”. Ashtu si me X5 e ri, që pritet të dalë në treg në vitin 2026, X7 i ri, që gjithashtu pritet të dalë vitin e ardhshëm, duket sikur do ta huazojë stilin nga linja “Neue Klasse”.
Por, nga fotot bëhet e qartë se X7 do ta ruajë pozicionin si SUV-i më i madh i BMW-së.
Pritet të ketë kapacitet prej shtatë ulësesh, duke siguruar që të mbetet rival i ngushtë i Mercedes GLS dhe Range Rover i madhësisë së plotë.

Derisa BMW s’ka sugjeruar se X7 i ri do të ketë variant tërësisht elektrik, firma gjermane të paktën ka regjistruar markën tregtare “iX7”.
Një iX7 tërësisht elektrik nuk do të ishte i habitshëm, duke pasur parasysh se BMW është në procesin e krijimit të varianteve elektrike të modeleve kryesore.
Duke qenë se X7 është një SUV, pritet të ketë vetëm modele me dy motorë dhe tërheqje me të katër rrotat.