Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Seat Tarraco bëhet me motor të ri

Seati njofton se SUV-i i saj i ri, Tarraco, tani është në dispozicion me motor të ri benzinë 1.5-litër Turbo i cili është në kombinim me marshin DSG dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme.

Ky prodhues i njohur spanjoll i veturave, thekson se versioni i ri i Tarracos do të tërheqë blerësit në radhë të parë të flotës, por SUV-i është dedikuar në mënyrë të barabartë edhe për pronarët individualë.

Tarraco më parë nuk mund të blihej me motorin benzinë të lartpërmendur, sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme dhe marshin automatik DSG, por kjo mungesë në ofertë tani është korrigjuar.

Motori benzinë me 1.5-litër Turbo është me kapacitet prej 150 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë për 9.5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 198 km/h.

Ky Tarraco i përditësuar, po ashtu, do të jetë në dispozicion me 5 dhe 7 ulëse.

Edhe Seat Tarraco së shpejti vjen në version sportiv FR dhe hibrid Auto Seat Tarraco së shpejti vjen në version sportiv FR dhe hibrid

Menjëherë pas lansimit të këtij versioni të ri të Tarracos, versionet FR dhe plug-in hibrid do të dalë në treg po ashtu, duke mbërritur në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Versioni hibrid Seatit do të ketë motor benzinë 1.4-litër TSI dhe një motor elektrik, fuqia totale e të cilit do të jetë 245 kuajfuqi. Ky versioni, me një mbushje të baterisë do të mund të udhëtojë deri në 50 kilometra./ksp