Në gjashtë vjet që nga shfaqja e modelit të tyre të parë SUV Ateca, Seat arriti të shesë mbi një milion SUV dhe modeli më i shitur është Arona, shkruan AutoCar.
Modelet SUV po marrin një pjesë në rritje të tregut nga viti në vit. Në vitin 2021 ato përbënin deri në 46% të të gjitha automjeteve të regjistruara në Evropë.
Në vitin 2022, marka Seat kaloi shifrën e një milion veturave të shitura, duke marrë parasysh të tre modelet e saj, vetëm gjashtë vjet pas prezantimit të SUV-it të saj të parë. Vitin e kaluar, modelet Arona, Ateca dhe Tarraco përbënin 49% të xhiros globale të markës me 192/100 automjete të shitura.
SUV-i i një milion ishte Arona, SUV-i më i vogël në gamën e prodhuesit, i cili është në treg që nga viti 2017, dhe është gjithashtu automjeti më i popullarizuar, me shitje globale prej 481.585 njësi.
Arona ishte modeli më i shitur në Spanjë gjatë vitit 2021. Është hera e parë që SUV-i është lider në treg në këtë vend. Që nga debutimi i modelit, pothuajse 98 mijë automjete janë shitur vetëm në Spanjë.
Më pas vjen Ateca, SUV-i i parë në historinë e Seatit. Më pas është modeli Tarraco. U prezantua në treg në vitin 2018.