Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Dacia Sandero, vetura e re më e shitur në Evropë

Dacia Sandero

Të dhënat e fundit tregojnë se Dacia Sandero është vetura e re më e shitur në Evropë. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë shitur 143.596 njësi të këtij modeli, rritje prej 16 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Dacia Sandero mbetet vetura më e njohur në Evropë. Kjo konfirmohet nga shifra e shitjeve për periudhën 1 janar - 30 qershor të vitit aktual.

Për shtatë vjetët e fundit, Sandero ka qenë vetura më e shitur. Tani vetura rumune, me teknologjinë e Renault Clio, është vetura e re më e shitur në Kontinentin e Vjetër.

Dacia shiti saktësisht 143.596 Sanders në gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Volkswagen Golf mbeti zgjedhja e dytë mes evropianëve me 125.993 njësi të shitura dhe rritje prej 43 për qind, ndërsa Renault Clio u ngjit në vendin e tretë me 114.623 vetura të dorëzuara, rritje prej 15 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Që nga debutimi në vitin 2008, Dacia Sandero ka shitur mbi 3.1 milionë njësi.

Dacia ka shitur 305.713 vetura në gjysmën e parë të vitit, që është një rritje prej 3.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rumunët janë marka e nëntë më e shitur në Evropë.

Artikuj të ngjashëm