Lucid Air është një veturë elektrike jashtëzakonisht e avancuar teknologjikisht. Lucid ka konfirmuar se po zgjerohet në Evropë dhe se premiera e kësaj marke në tregun evropian do të shënohet nga modeli Air Dream Edition, në të dy opsionet e disponueshme, Range dhe Performance, shkruan AutoExpress.
Treguesi më i mirë se për çfarë lloj veture bëhet fjalë është se versioni evropian mbërrin 100 km/h për 2.7 sekonda. Shto kësaj edhe rrjetin 924 volt, i cili mundëson fuqi jashtëzakonisht të larta karikimi.
Në Gjermani modeli fillon nga 218 mijë euro, ndërsa më i favorshmi është në Norvegji ku kushton rreth 180 mijë euro.
Dërgesat e para janë planifikuar deri në fund të vitit.
Versione dukshëm më të lira, të tilla si Pure, Touring dhe Grand Touring do të vijnë më vonë gjatë vitit dhe do të kenë gjysmën e çmimit të Dream Editionit.
{gallery}
-
Lucid do të nisë prodhimin e sedanëve luksozë në fund të këtij viti
-
Opeli prezanton Astrën elektrike
-
Audi A8 përditësohet me më shumë teknologji
-
Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë