Një Audi A8 krejtësisht i ri është duke u bërë gati në bazë të konceptit Grandsphere, megjithatë brendi gjerman tashmë ka përditësuar modelin aktual me më shumë teknologji.
Vetura e përditësuar do të jetë në dispozicion për porosi në Evropë që nga dhjetori. Në tregun vendor, atë të Gjermanisë, çmimi i veturës nis me 99 mijë euro.
Ndryshimet janë jo të mëdha, por kryesisht në teknologji. Dritat e reja ofrojnë përmirësim të jashtëzakonshëm të pamjes për shoferin, teksa vijnë me teknologjinë që alarmon edhe të tjerët kur i afrohen po që se vetura është e ndalur në vend.
Ekranet e brendshme të njoftimit vijnë me funksione të reja, por ekrane ka edhe në pjesën e pasme.
Opsionet tjera të reja janë edhe sistemet e veçanta të dëgjimit, kontrolli katërzonal klimatik, ulëset me masazh e frigoriferi.
Sa i përket motorëve, Audi A8 vjen në pesë opsione: një dizel, tre benzinë e një hibrid.
Modeli dizel ka motor 3.0-litërsh V6, me 282 kuajfuqi e përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 5.9 sekonda.
Modeli më i lirë benzinë vjen me motor 3.0-litërsh e 335 kuajfuqi. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 5.6 sekonda.
Audi ofron edhe motorin 4.0-litërsh me 454 kuajfuqi, përderisa modeli S8 ofron 563 kuajfuqi. versioni i parë arrin përshpejtimin deri në 100km/orë për vetëm 4.4 sekonda, ndërsa ai S8 për 3.8.
Versioni hibrid ka motor 3.0-litërsh i përkrahur me motorë elektrikë që bashkë ofrojnë 456 kuajfuqi e përshpejtimin e arrijnë deri 100km/orë e arrin për 4.9 sekonda.