Audi ka vendosur të ndryshojë emrat e veturave elektrike e-tron dhe ka prezantuar dy modele të tilla të reja.
Kompania gjermane ka prezantuar Q8 e-tron dhe SQ8 e-tron. Por pavarësisht ndryshimit të emrit, dizajni i jashtëm ka pak ndryshme.
Ndryshime më së shumti ka në brendësi të veturës. Q8 e-tron bazë regjistron një rritje të kapacitetit të baterisë, nga 69 në në 89 kWh dhe kapaciteti i rritur 20 për qind nënkupton një rritje të autonomisë së drejtimit nga 341 në 491 km, ose 505 km për versionet sport.
Ekzistojnë gjithashtu versione Q8 55 e-tron dhe SQ8 e-tron, të dyja me një kapacitet baterie prej 106 kWh.
I pari ka dy motorë elektrikë dhe një autonomi deri në 582 km, ndërsa SQ8 me tre motorë elektrikë ofron një distancë deri në 494 km.
Versioni më i dobët ruan një fuqi maksimale karikimi prej 150 kW, ndërsa ato më të fuqishmet mund të përdorin karikues të shpejtë deri në 170 kW. Audi thekson se karikimi nga 10 në 80 për qind zgjat vetëm 31 minuta.
Edhe pse nxjerr fuqi dhe luks, ky Audi mban epitetin e neutralitetit të karbonit. Kjo është për shkak të përdorimit të materialeve të ricikluara, veçanërisht kur bëhet fjalë për izolimin dhe amortizimin, ndërsa disa pjesë janë bërë kryesisht nga paketimet e mbeturinave PET dhe plastika e ricikluar nga vetura.
Këto modele do të mbërrijnë në tregjet evropiane në shkurt 2023 dhe listat e porosive do të hapet në fund të nëntorit.
Çmimi fillestar në Gjermani është 74.400 euro.
