Prodhuesi i veturave elektrike Lucid planifikon të lansojë sedanët luksoz në Evropë më vonë këtë vit, pasi rivali i Teslas synon të zgjerojë tregun jashtë Shteteve të Bashkuara mes kërkesës së fortë globale për automjete elektrike, shkruan Reuters.
Kompania do të lansojë sedanët e saj Lucid Air Dream Edition P dhe R në numër të kufizuar për klientët në Gjermani, Holandë, Zvicër dhe Norvegji në fund të vitit 2022.
Lucid shtoi se do t'i kushtonte Air Dream Edition P/R rreth 218 mijë euro në Gjermani.
Javën e kaluar, kompania ka thënë se do të rriste çmimet për shumicën e modeleve nga qershori pasi merret me rritjen e kostove të lëndëve të para.
Lucid përmes një deklarate të martën ka thënë se gjithashtu planifikon të hapë fabrikën e saj të parë evropiane me pakicë në Mynih më 13 maj, duke shtuar se synon të hapë lokacione shtesë të qendrave të shërbimit në Evropë këtë vit.
Kompania me seli në Kaliforni, e cila prodhon automjetet e saj në një fabrikë në Arizona, javën e kaluar përsëriti perspektivën e saj të vëllimit të prodhimit për vitin 2022 prej 12 deri në 14 mijë automjete.
-
Një nga veturat elektrike më luksoze po vjen në Evropë, çmimi 180 mijë euro
-
Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026
-
Hyundai po zhvillon një veturë elektrike të përballueshme për Evropën
-
Hyundai lanson sedanin e parë elektrik, me synim për ta rivalizuar Teslan
-
BMW-ja përgatit lansimin e veturës elektrike i7