Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lamborghini Hurracan Serrato vjen më 30 nëntor

Në fillim të vitit, shefi i Lamborghini, Stephan Winkelmann, zbuloi se viti 2022 do të sillte dy variante të reja të superveturës, Huracán me fuqi V-10.

E para, e quajtur Tecnica, u shfaq në prill, me 631 kuaj fuqi që gjendet në Huracán STO të fokusuar në pista, por me komponentë aerodinamikë më pak ekstremë.

Tani Lamborghini ka konfirmuar identitetin e modelit të dytë të ri Huracán, duke publikuar një video që bën të ditur ardhjen e afërt të Sterrato-s.

Nuk dihen specifikime teknike për momentin, por Sterrato me sa duket do të ketë të njëjtin version 631 kuaj fuqi të V-10 5.2 litra që gjendet në modelet e tjera AWD Huracán.

Artikuj të ngjashëm