Auto

Lamborghini përgatitet për prodhimin e “superveturës perfekte për veturën moderne”

Lamborghini po përgatitet të nisë prodhimin e “superveturës perfekte për botën moderne”, e cila do të jetë komode, e aftë për të ecur në rrugë të këqija dhe do të ketë shpejtësi më të madhe, shkruan Autoblog.

Një video e Sterratos u publikua pas një qetësie trevjeçare kur bëhet fjalë për këtë model. Sterrato duket se po shkon drejt prodhimit, dhe nëse është diçka si koncepti i 2019-s, do të bazohet në Huracan Evo me një motor standard V10, 5.2 litra që prodhon 630 kuaj fuqi.

Sterrato pritet të ketë më shumë komponentë aerodinamikë, sedilje më të rehatshme e disa detaje të vogla që mund ta bëjnë veturën superiore.

Çmimi, numri i veturave të prodhuara, koha e dorëzimit dhe detaje të tjera nuk dihen ende.